6.6 C
Pec
E enjte, 23 Mars, 2023

PSD thërret protesta më 25 mars, Kurti nuk kishte mandat për marrëveshjen e Ohrit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.

Në një konferencë për medie, të thirrur të dielën, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.

Molliqaj tha se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb”, i cili po shitet nga Kurti si një e arritur për Kosovën, në fakt është edhe më e dëmshme se Asociacioni.

“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.

“Pas Ahtisari Plus tani po ofrojmë Asociacion plus”.

Sipas tij, Serbia ka shënuar fitore të madhe dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka ftuar kreu i PSD-së.

“Ajo që dihet nga kjo dhe çka kemi Kosova nuk ka njohje në qendër, Kosova nuk ka as njohje defakto, sepse askund në planin e zbatimit nuk flitet për efektet pozitive të planit, ose marrëveshjes bazë që quhet e dakorduar me datën 27 shkurt. Është mashtrim publik çështja e nënshkrimit ose jo siç edhe e dini ndërmjetësuesi nuk ka planifikuar nënshkrim. Se a do të ketë nënshkrim apo jo varet nga ndërmjetësuesi, pra një tendencë e re e Qeverisë së Kosovës është të thotë se kjo është e mirë, por nuk e ka nënshkruar”, tha Molliqaj.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...