Donald Trump ka bërë thirrje për një “hetim” ndaj Bruce Springsteen dhe muzikantëve të tjerë që mbështetën Kamala Harris.
Përveç Springsteen, Trump sulmoi edhe artistë të tjerë, përfshirë Bonon dhe Beyoncén, gjatë deklaratës së tij të fundit shqetësuese.
“Sa e pagoi Kama Harris Bruce Springsteen për performancën e tij të dobët gjatë fushatës së saj për presidente?
Pse i pranoi ai ato para nëse është një fans i saj?
A nuk është ky një kontribut i madh dhe i paligjshëm i fushatës? Po them për Beyonce?”, shkroi Trump në “Truth Social”.
Ndërkaq, Springsteen në njërin nga koncertet e tij u tha fansave: “Sonte, u kërkojmë të gjithë atyre që besojnë në demokraci të ngrihen me ne, të ngrijnë zërat e tyre kundër autoritarizmit dhe ta lënë lirinë të kumbojë!”.
Kjo e shtyu Federatën Amerikane të Muzikantëve (AFM) të lëshonte një deklaratë të shtunën e kaluar duke mbrojtur Springsteen, pasi Trump i sulmoi atë në mediat sociale./Njeshi/