18.2 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Pse nuk kanë të drejtë vote gati 400 mijë qytetarë të BE-së

Pothuajse 400 mijë qytetarë të Bashkimit Evropian (BE) nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat mbahen nga 6 deri më 9 qershor, për shkak se janë nën mbikëqyrjen e kujdestarëve si persona me probleme mendore.

OJQ-ja Inclusion Europe thekson se personat me probleme të shëndetit mendor ose me aftësi të kufizuara intelektuale që kërkojnë një kujdestar ligjor nuk lejohen të votojnë në zgjedhjet evropiane.

Kjo do të thotë se persona të tillë kanë nevojë për ndihmë për të mësuar, për të marrë vendime, për të menaxhuar financat apo për të marrë vendime të përditshme ndërsa kujdestarët janë zakonisht anëtarë të familjes, punonjës socialë apo avokatë, shton “Parlamenti”.

Drejtori i Inclusion Europe, Milan Sverepa, thekson se koncepti i kujdestarisë nuk është përgjithësisht i keq, pasi mbron personat vulnerabël nga mashtrimet, por thekson se modeli i kujdestarisë është i vjetruar dhe cenon dhe kufizon rëndë të drejtat ligjore të njerëzve.

Ekzistojnë modele të ndryshme nga një anëtar në tjetrin në BE, kështu që Estonia, Bullgaria, Qiproja dhe Polonia nuk ofrojnë asnjë të drejtë votimi për personat me aftësi të kufizuara mendore nën kujdestari, sipas hulumtimit të organizatës Evropa Përfshirëse.

Në Bullgari, për shembull, ai rregull bazohet në një ligj që u miratua në vitin 1949.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, 15 lejojnë të drejtën e votës për personat me probleme të shëndetit mendor që kanë një kujdestar, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën.

Dhe në ato vende personat nën kujdestari nuk mund të jenë kandidatë në zgjedhje.

Organizata joqeveritare shton megjithatë se ka progres, pasi në zgjedhjet e 2019 për Parlamentin Evropian, pothuajse 800 mijë evropianë nuk kishin të drejtë vote.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjithashtu e komentoi këtë çështje disa herë – në vitin 2010, dhe më pas në 2021.

Rasti i parë që Gjykata shqyrtoi ishte nga Hungaria, dhe më pas u tha se “vetëm ata qytetarë që janë në gjendje të vlerësojnë pasojat e vendimeve të tyre, duke marrë vendime të vetëdijshme dhe të matura, mund të marrin pjesë në punët publike”.

I njëjti vendim i Gjykatës pasoi në vitin 2021, kur tre danezë kërkuan t’u jepej e drejta e votës.

Alejandro Moleda, zëvendësdrejtori i organizatës Forumi Evropian i Personave me Aftësi të Kufizuara, theksoi për “Parlamentin” se vendime të tilla të Gjykatës i bëjnë personat me aftësi të kufizuara të ndjehen si “qytetarë të rendit të dytë”, dhe se vendimi është bazuar në premisat e rreme se “votuesit e tjerë nuk mund të ndikohen apo manipulohen nga njerëz të tjerë apo media”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...