17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Pse po i druhet Turqia anëtarësimit të vendeve nordike në NATO?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat morën vendimin historik për të kërkuar hyrjen në NATO. Ai deklaroi se nuk mundet të lejojë anëtarësimin e tyre për shkak të mbështetjes që ai thotë se u japin militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja thotë se kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur besimin se aleanca do të vendosë të pranojë me shpejtësi Suedinë dhe Finlandën. Por, deklarata e Erdoganit sugjeron se rrugëtimi i këtyre dy vendeve nuk do të jetë i lehtë.

Qeveria e zotit Erdogan mendohet se do ta shfrytëzojë aplikimin e dy vendeve për të marrë konçesione dhe garanci nga aleatët.

Në vazhdim i hedhim një vështrim pozicionit të Turqisë, përfitimeve që ajo mund të marrë, por edhe pasojave që mund të ketë.

Çfarë problemi ka Turqia me dy aplikimet për anëtarësim?

Turqia, vendi që ka ushtrinë e dytë për nga madhësia në NATO, ka qenë tradicionalisht në mbështetje të zgjerimit të NATO-s, me besimin se politika e dyerve të hapura forcon sigurinë evropiane. Turqia është shprehur p.sh. në favor të një perspektive anëtarësimi për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Shumë kurdë dhe azilantë të tjerë kanë gjetur strehë në Suedi gjatë dekadave të fundit. Atyre iu janë shtuar rishtazi edhe anëtarët e lëvizjes Gulen. Sipas mediave shtetërore turke, Suedia dhe Finlanda kanë refuzuar ekstradimin e 33 personave të kërkuar nga Turqia.

Ankaraja, e cila shpesh i akuzon vendet aleate se mbyllin sytë ndaj shqetësimeve të saj të sigurisë, është zemëruar edhe nga kufizimet e vendosura ndaj shitjes për Turqinë të paisjeve ushtarake. Kufizimet u vendosën nga vendet e BE-së, ndër to edhe Suedia dhe Finlanda, pas operacionit ushtarak të Turqisë në Sirinë veriore në vitin 2019.

Duke justifikuar më tej kundërshtimin e tij, zoti Erdogan thotë se vendi i tij nuk duhet të përsëri “gabimin” që bëri Ankaraja kur ra dakord të ripranohej Greqia në strukturën ushtarake të NATO-s, në vitin 1980. Ai thotë se kjo i mundësoi Greqisë “të mbante një qëndrim kundër Turqisë” me mbështetjen e NATO-s./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...