Inter është konsideruar si underdog në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, sipas superkompjuterit të Opta-s, por disa të dhëna mund të jenë ogur i mirë për zikaltrit.
Duke marrë parasysh historinë dhe formën e këtij sezoni, superkompjuteri i Opta-s llogarit që Paris Saint-Germain ka 56.6 për qind mundësi për të fituar trofeun, ndërsa Inter ka 43.4 për qind.
Në më shumë se 10,000 simulime, kompjuteri parashikon që PSG ka 44.6 për qind mundësi për të fituar brenda 90 minutave, ndërsa Inter vetëm 29 për qind në kohën e rregullt.
Në fillim të Ligës së Kampionëve, të njëjtat llogaritje vendosnin Manchester City-n si favorit kryesor me 25.3 për qind, ndjekur nga Real Madrid me 18.2 për qind dhe Inter me vetëm 10.9 për qind./Njeshi/