10.1 C
Pec
E shtunë, 1 Prill, 2023

Publikohen pamje të reja të vajzës së vogël turke e cila nxirret nga rrënojat – shikonte e habitur dhe vazhdimisht kërkonte babanë

Të paktën 2,600 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm që goditi këto dy vendet sot.

E shumë qytetarë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Në anën tjetër, autoritetet frikësohen se mund të ndodhë ndonjë tërmet tjetër – duke ua vështirësuar kështu punën ekipeve të shpëtimit.

Rrugët e qyteteve turke janë mbushur me rrënoja, kurse operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar edhe në këto orë të vona ku temperaturat kanë rënë nën zero.

Televizioni turk NTV ka publikuar pamjet kur ekipit e shpëtimit nxjerrin të gjallë vajzën e vogël Zehra, që shikonte e habitur dhe vazhdimisht kërkonte babanë e saj.

Ajo është mbështjellë me batanije dhe është futur në autoambulancë, për t’u dërguar me urgjencë për tretman në spital. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...