13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Publikohen pamjet kur policia shqiptare shtrin përtokë anëtarët e grupit kriminal nga Kosova

Policia në Shqipëri ka publikuar momentin e arrestimit të tre shtetasve të Kosovës të cilët akuzohen për trafik të armëve dhe lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Policia në Shqipëri ka sekuestruar 46 kilogramë lëndë eksplozive që vinte nga Kosova dhe ka arrestuar tre të rinj nga Gjilani.

Rezultatet e operacionit u bënë të ditura sot në një konferencë për mediat nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Në kuadër të operacionit “The Same” u arrestuan në flagrancë shtetasit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe dy shtetas kosovarë.

Në total u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pamjet që publikoi Policia e Shtetit, tregojnë se kallëpet e lëndës eksplozive ishin fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave.

Gjithashtu, policia sekuestroi edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

Më herët, po ashtu janë zhvilluar dy operacione dhe janë arrestuar dy persona e janë sekuestruar katër armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...