Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, së bashku edhe me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim edhe me PTH- Gjakovë, ka realizuar një operacion policor nën dyshimet se një person i dyshuar mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale të ‘detyrimit’.
Sot, njësitë e lartcekura policore kanë zbatuar një urdhër-kontrolli në vendbanimin e një personi të dyshuar për veprën penale të detyrimit, me ç’rast gjatë zbatimit të këtij urdhër kontrolli janë sekuestruar 2 armë dhe dëshmi tjera të rëndësishme përmes të cilave provohet ekzistimi i dyshimit për kryerjen e veprës penale të detyrimit.
Sipas policisë, personi i dyshuar dyshohet se përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi ka tentuar që ta detyroj viktimën që të veproj kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës.
Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë.
Pamjet e arrestimit i gjeni duke klikuar KËTU