22.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e financiare të audituara të partive politike për vitin 2024.

Sipas raportit Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit 2024 ka pasur të hyra 2 milionë e 337 mijë e 168 euro dhe ka shpenzuar 1 milion e 805 mijë e 296 euro.

Në raportin për Partinë Demokratike të Kosovës thuhet se të hyrat për vitin 2024 ishin 1 milion e 16 mijë e 978 euro ndërkohë shpenzimet 941 mijë e 266 euro.

Sipas raportit Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur të hyra në vlerë prej 643 mijë e 47 euro, ndërkohë që ka shpenzuar 594 mijë e 398 euro.

Në raportin për AAK-në thuhet se për vitin 2024 kjo parit ka pasur të hyra në vlerë 314 mijë e 390 euro, ndërkohë që ka shpenzuar mbi 50 mijë euro më shumë ose 365 mijë e 128 euro.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se këto raporte janë audituar nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP)./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...