23.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë, MAShTI: Kalueshmëria 52.1%

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta.

Në njoftimin për media thuhet se këtë vit kalueshmëria në testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%.

Arritshmëria në gjuhën shqipe është 56.9%, në gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit.

Afati i ankesave është deri më 12.07.2024./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...