15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Takimi në Ohër për finalizimin e zbatimit të Aneksit të marrëveshjes së BE-së

Zyra e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Atje do të jetë i pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Gjithashtu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Borell dhe Lajcak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin e që më pas do të pasohet me një takim të nivelit të lartë trepalësh.

Siç ka njoftuar zyra e BE-së, takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes që çon në rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim në Ohër vjen pas atij në Bruksel ku dy shtetet janë pajtuar për planin franko-gjerman./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...