2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Publikohet një foto e Thaçit me Haxhi Shalën nga Haga në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala janë shfaqur përmes një lidhje direkte nga Haga.

Ata janë parë të buzëqeshur teksa ishin në një lidhje direkte me familjarë të Shalës, nga e cila lidhje pastaj është shkëputur një fotografi.

Djali i Shalës, Flakroni ka publikuar fotografi të dyshes kur ishin pjesë e UÇK dhe tani që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme—gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!”, ka shkruar ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...