Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka publikuar raportin mbi gjendjen fizike të Urës së Ibrit, për të cilën tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.
Sipas Durmishit, raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi Lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë, sipas tij, mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.
“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”.