19.7 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Publikohet ‘traileri’ i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red!” ku luan edhe Rita Ora

Rita Ora shfaqet si Mbretëresha e Zemrave në ‘trailerin’ e filmit të ri muzikor dhe fantastik “Descendants: The Rise of Red!”, i cili po vjen në Disney+ dhe Disney Channel.

Filmi është një spinoff i filmave të Disney Channel “Descendants” dhe është filmi i katërt i serisë që ndjek fëmijët e personazheve nga filmat klasikë të Disney-t.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ‘trailerin’ e filmit, duke shkruar: “Thuani përshëndetje Mbretëreshës së Zemrave në ‘Descendants: The Rise Of Red’ të Disneyt. Mezi prej që ju të gjithë ta shihni në Disney Plus më 12 korrik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...