7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Publikoi video duke shtënë me armë – dërgohet në stacionin policor i dyshuari nga Shtimja

Një person është shoqëruar në stacionin policor, për shkak se kishte publikuar video duke shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Mollopolc të Shtimes.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte publikuar disa video incizime duke shtënë me armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar”, ka njoftuar policia.

Policia ka theksuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...