Po vazhdojnë punimet në rrugën e re të transitit në Klinë.
Një javë pas marrëveshjes për këtë projekt, Benita Company SHPK dhe Asfalt Group SHPK kanë zgjeruar makineritë në vendpunishte, duke realizuar me seriozitet punimet në këtë projekt.
Rruga e transitit fillon tek udhëkqyri që lidhet me Gjakovën dhe vijon te varrezat në dalje të Klinës, drejtimi për në Gurrakoc.
Vlera e kontratës për këtë projekt është 2 milionë euro.
Kompanitë në fjalë synojnë që punët t’i kryejnë në qershor të vitit të ardhshëm. /Njeshi/