Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar mbrëmë për punime dhe ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë për ditën e sotme, (e shtunë) në Bashkësinë Territoriale ‘Xhemajl Kada’ në qytet.
Rezultat i këtyre punimeve të planifikuara në këtë lokacion, nga ora 11:00 deri në ora 14:00.
Njoftimi i plotë:
‘KRU ‘Hidrodrini’-Pejë
Njësia Operative – PEJË
NJOFTIM ME RËNDËSI për Ndërprerje të Planifikuar
Në kuadër të projekteve që po realizohen në sistemin e ujësjellësit në qytet, të shtunën më (01.04.2023) operatorët dhe specialistët e KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative-Pejë do zhvillojnë punime në rrugën ‘Shpëtim Boiku’.
Rezultat i këtyre punimeve të planifikuara në këtë lokacion, nga ora 11:00 deri në ora 14:00 do ketë ndërperje të furnizimit me ujë për konsumatorët e B.T. ‘Xhemajl Kada’, rrugët ‘Shaban Polluzha’, ‘Ymer Basha’, ‘Naum Veçilharxhi’, ‘Ilaz pash Dibra’ dhe ‘Sylë Hasani’.’ -thuhet në njoftimin nga Zyra Për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/