5.9 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Punimet e Hidrodrinit, bllokohet për qarkullim deri në ora 14:00 rruga ‘Luigj Gurakuqi’

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ka njoftuar për punime në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në Pejë, rezultat i të cilave, sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00 e njejta rrugë do bllokohet për qarkullim.

‘Për shkak të nevojës për shpejtësi në veprim po përdoret edhe makineria e rëndë e teknikës, ndërsa punimet zhvillohen në Gypin DN 200 duke riparuar 6 metra Gyp dhe duke ndërtuar pusetë të re në lokacionin në fjalë.’-thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Punonjësit e Sektorit të kanalizimit – Qendra Pejë, po intervenojnë sot në renovimin e prishjes së rrjetit të kanalizimit në rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Punimet rezultojnë me bllokimin për lëvizje të rrugës në fjalë, nga ora 12:00 deri në ora 14:00.
Për shkak të nevojës për shpejtësi në veprim po përdoret edhe makineria e rëndë e teknikës, ndërsa punimet zhvillohen në Gypin DN 200 duke riparuar 6 metra Gyp dhe duke ndërtuar pusetë të re në lokacionin në fjalë.’-thuhet në njoftimin nga Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...