9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Punimet në sanimin e prishjes së Gypit Distributiv DN 280 vazhdojnë në mëngjes

Në një njoftim të orëve të vona Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka bërë të ditur se prishja e raportuar gjatë ditës së sotme në Gypin Distributiv DN 280 në rrugën ‘Bekim Berisha’ në Pejë, nga i cili furnizohen disa lagje të mëdha të Pejës, rezulton të jetë tejet serioze dhe se rreshjet atmosferike të mbrëmjes bashkë me kushtet e terrenit të pafavorshëm kanë bërë që, të ndërpriten punimet, duke mos rrezikuar punonjësit, në mënyrë që të njejtat të vazhdojnë që në mëngjes.

Konsumatorët në objektet banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve ‘Gjin Gazulli’, ‘Beteja e Loxhës’, Drevish Kryeziu’ dhe ‘Ardian Krasniqi’ të Pejës do mbeten pa furnizim me ujë edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe paraditës, deri në arritjen e sanimit të problemit.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim SHTESË

KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative Pejë

Ndërpriten punimet në sanimin e prishjes së Gypit Distributiv DN 280 – vazhdojnë në mëngjes
Serioziteti i problematikës, rreshjet atmosferike të mbrëmjes dhe kushtet e terrenit të pafavorshëm kanë bërë që, të ndërpriten punimet në sanimin e problemit në Gypin Distributiv DN 280 në rrugën ‘Bekim Berisha’ në Pejë!
Pasojë e kësaj prishjeje pa furnizim me ujë kanë mbetur konsumatorët në objektet banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve ‘Gjin Gazulli’, ‘Beteja e Loxhës’, Drevish Kryeziu’ dhe ‘Ardian Krasniqi’.
Punimet do të vazhdojnë që në orët e para të mëngjesit!
Ekipet mobile të KRU ‘Hidrodrini’ mbeten të përkushtuara në rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë në këto pjesë të Pejës.”-thuhet në njoftimin e orëve të vona, lëshuar nga

Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...