Punimet për rregullimin dhe modernizimin e sheshit kryesor të qytetit të Pejës po vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllim të përfundimit të projektit në afatin e paraparë.
Ky projekt i rëndësishëm për qytetin ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës urbane, krijimin e hapësirave më funksionale për qytetarët, si dhe shtimin e elementeve arkitektonike bashkëkohore që do t’i japin Pejës një pamje më moderne dhe atraktive.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se kontraktori është duke punuar me ritëm të shtuar dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar cilësi të lartë të punimeve.
Qytetarët janë ftuar që të kenë mirëkuptim për kufizimet e përkohshme në qarkullim dhe lëvizje, derisa projekti të përfundojë. /Njeshi/