Në mbledhjen e fundit të Asamblesë komunale të Pejës, Kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri ka paralajmëruar për rrezikun e shpërfaqur që punonjësit e komunës së Pejës të mund të mbeten tre muaj pa paga.
“Sipas raportit financiar Janar-Shtator 2023 Komuna ka gjende stabile financiare edhe përkundër dënimeve që na kanë ardhur për shkak të kontratës kolektive. Për momentin kemi të realizuara 5.2 milion të hyra vetanake, që është tejkalim i buxhetit gati për 1 milion euro”- tha mes tjerash Gazmend Muhaxheri të premten në Kuvendin Komunal në Pejë, e ku i njëjti ka bërë të ditur një fakt shqetësues se, komuna që ai drejton, deri më 30 shtator ka paguar 2.6 miljon euro dëme, të cilat janë shkaktuar nga kontrata kolektive, andaj si pasojë e kësaj, puntorët komunal rrezikojnë të mbeten pa paga për tre muaj.
“E kemi lajmruar Ministrinë e Financave, për shkak se edhe kodi i pagave ka qenë i planifikuar pa rritjen e pagave, do të thotë se për muajin tetor, nëntor, dhjetor ka mundësi që mos me pas mundësi as mu pagu pagat e shërbyesve civil. I është kërkuar ministrit me intervenu se është në kompetencën e tij, se Komuna e Pejës diku rreth 2.6 milion euro të marrura prej pagave me ia kthy në buxhet, edhe me mujt me funksionu për me u pagu pagat për shërbyes civil”- ka shtuar kryetari Muhaxheri para asamblistëve pejan./Njeshi/