34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ekzistuese të çarmatimit bërthamor.

“Jemi marrë vesh me [sundimtarin bjellorus, Alyaksandr] Lukashenka që të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pa shkelur regjimin e çarmatimit”, është cituar të ketë thënë udhëheqësi rus, nga TASS.

“Këtu nuk ka asgjë të pazakontë: e para, Shtetet e Bashkuara e bëjnë këtë prej dekadash. Ata që shumë kohë kanë vendosur armët e tyre bërthamore taktike në territoret e vendeve aleate të tyre”, ka thënë ai. “Jemi pajtuar që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë”.

Putin ka shtuar se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, dhe se Moska nuk do t’ia kalojë autoriteteve të Minskut kontrollin e armëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...