18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategjike në rritje mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa ata po përpiqen të ofrojnë një alternativë ndaj ndikimit global të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Putin vlerësoi rritjen e tregtisë dypalëshe gjatë një vizite në panairin Kinë-Rusi në qytetin verilindor kinez të Harbinit.

Ai u takua me studentë në Institutin e Teknologjisë në Harbin, i cili bashkëpunon ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Në Harbin, kryeqyteti i provincës kineze Heilongjiang, dikur jetonin shumë rusë dhe qyteti ka ruajtur një pjesë të historisë në arkitekturën e tij, si Katedralja qendrore e Shën Sofisë, një ish kishë ortodokse ruse.

Duke nënvizuar natyrën personale të marrëdhënieve, zoti Putin tha se Instituti Teknologjik i Harbinit dhe Universiteti Shtetëror i Shën Peterburgut do të hapin një qendër të përbashkët arsimimi për 1500 studentë. “Jam i sigurt se kjo qendër do të bëhet flamurtar i bashkëpunimit ruso-kinez në shkencë dhe arsim”, tha ai./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...