27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Pyetet për raportet me ShBA-të, Kurti përgjigjet me ironi: Kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia morën pjesë në përurimin e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në QKUK.

Aty Kurti është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri refuzoi të përgjigjet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të.  Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti.

Kujtojmë se veprimet e Qeverisë Kurti shpeshherë janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...