0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

PZAP e dënon LDK-në me 4,500 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 4,500 euro subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas ankesave të parashtruara nga organizata jo qeveritare BIRN dhe Internews Kosova dhe Lëvizja Vetëvendosje kundër këtij subjekti.

Në vendimin e marrë ndaj ankesës Anr.644/2021 të parashtruar nga BIRN dhe Internws Kosova, LDK-së dega në Lipjan i është shqiptuar dënimi me gjobë prej 2,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e promovimit të subjektit politik dhe kandidatit duke përdorur, ekspozuar personat nën moshën 15 vjeçare, me qëllim të përfitimit elektoral në fushatë zgjedhore dhe në thyerjen e heshtjes zgjedhore në zgjedhjet lokale 2021, të mbajtura më datë 17.10.2021.

 

“Detyrohet subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Ankesa tjetër me numër Anr.634/2021 e cila është parashtruar nga LVV ndaj LDK-së është aprovuar gjithashtu nga PZAP.

Sipas vendimit LDK-ja është dënuar me gjobë prej 800 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në rrjetet sociale për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...