29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Qalaj: Dora ime se voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti

“Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin. Mund të votojë çfarëdo koalicioni me Bedri Hamzën kryeministër. Është qëndrim personal që nuk e ndërroj me asnjë presion në botë”.

Kështu ka deklaruar  deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili tha se nuk e voton asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza.

“Nuk votoj, sidomos në raport me VV-në, asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza. Kemi një greminë të madhe në mes, s’ka ndërru mendim as VV për PDK, as për liderët që i kemi në Hagë, as ne s’i kemi ndërruar asnjë qëndrim”, tha ai.

Qalaj nuk e mohoi koalicionin me VV-në, duke thënë se vijat e kuqe janë “mendim komunist e bolshevik”.

“Vijat e kuqe, është mendim komunist, bolshevik i dëmshëm. Vijat e kuqe i krijojnë programet nëse një parti ka program krejt të ndryshëm që nuk përputhet me programit tënd, bie nga konsiderata”, tha ai. Ai tha se Albin Kurti nuk ka pasur asnjë ofertë për koalicion për PDK-në./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...