8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Qalaj: PDK nuk ka votë për Albulena Haxhiun, nuk është e denjë për kryetare të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se PDK s’ka votë për kandidaturën e LVV-së për kryetare të Kuvendit, meqë sipas tij Haxhiu s’është dinjitoze.

Ai ka përmendur gjuhën e ashpër dhe qasjen që Haxhiu ka përdorur ndaj partive opozitare.

“Sa i përket PDK-së qëndrimi është i njëjtë. S’ka votë për dikë që s’është i denjë për pozitën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Qalaj, raporton Express.

Sa i përket ndërrimit të formës së votimit, Qalaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së do të mbetet i njëjtë si në seancën e kaluar.

“Për formën e votimit, prapë votimi do të jetë i njejtë”, ka thënë Qalaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...