15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa – paralajmëron ministri gjerman

Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtojë ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, ka njoftuar Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Ne e mbështesim Ukrainën sepse ajo është linja jonë e parë e mbrojtjes kundër Putinit”, tha Lindner, partner i koalicionit qeverisës gjerman të udhëhequr nga socialdemokrati Olaf Scholz.

Sipas ministrit, Putini jo vetëm që dëshiron ta fshijë Ukrainën nga harta, por ai dëshiron të ndajë Evropën dhe NATO-n dhe të sigurohet që SHBA-ja të tërhiqet nga Evropa, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina. Qëllimi i tij është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi ne. Dhe ai kurrë nuk duhet të ketë sukses në këtë gjë”.

Për këtë arsye, ministri thotë se Gjermania dhe aleatët e saj duhet të përmirësojnë aftësitë për mbrojtje.

Ndryshe, Gjermania ka miratuar fondin special prej 100 miliardë eurosh për përditësimin e ushtrisë, i cili do të përdoret brenda disa vitesh.

“Detyra jonë për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Gjermani, Evropë dhe botë nuk duhet të jetë e kufizuar në vite. Ajo potencialisht është detyrë për dekada dhe breza të tërë”, tha Lindner. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...