18.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Qendra Evropiane për Liri të Mediave: Shqetësuese zgjedhja e Luljeta Aliut në KPM

Qendra Evropiane për Liri të Mediave ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin që u mor sot në Kuvend, për ta zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Aliu njihet për përkrahjen e saj ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj vendimi për ta bërë atë anëtare të KPM-së, sipas kësaj organizate, bie ndesh me përpjekjet për depolitizim të medias.

Në reagimin e tyre thuhet se ajo s’mund të konsiderohet e pavarur.

“Aliu ka përkrahur zëshëm, rregullisht dhe publikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikën e saj. Në asnjë mënyrë ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur. Na vjen keq që e shohim këtë zhvillim, pasi bie ndesh me procesin e depolitizimit të KPM-së që kishte filluar VV-ja”, thuhet në reagim.

Të njëjtit thanë se do t’ua përcjellin këtë zhvillim edhe Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare pasi thonë se ky do të ketë ndikim të madh në pavarësinë e KPM-së./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...