9.3 C
Pec
E enjte, 29 Shkurt, 2024

Qendra Kinematografike e Kosovës hap konkurs për subvencionimin e projekteve filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur sot konkurs për subvencionimin e projekteve filmike.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se këtë vit, përbrenda thirrjes janë shtuar edhe dy kategori të reja: të zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategorinë për film të shkurtër studentor.

“Po ashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar”.

“Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit. Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në gjithsej 12 kategori”, thuhet në njoftim.

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK. Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike: 20.12.2023 – 24.01.2024

Për më shumë informata rreth kategorive përkatëse, klikoni në kutinë KONKURSI në uebsajtin e QKK-së.

Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike: 20.12.2023 – 24.01.2024./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...