29.6 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Qëndrimet e kandidatëve për president mbi çështjet kyçe të politikës së jashtme

Një Rusi agresive, një Kinë që e ndjen veten më të fortë, një Lindje e Mesme në konflikt dhe marrëdhëniet e brishta në rang botëror, të nevojshme për të përballuar këto sfida, janë çështje kryesore të politikës së jashtme që as presidenti Joe Biden dhe as ish-presidenti Donald Trump nuk i anashkalojnë dot, pavarësisht se kush prej tyre do të fitojë zgjedhjet e nëntorit

.

Ndërsa pritet që të enjten të zhvillojnë debatin presidencial, ka të ngjarë qe ata të të japin një ide të përgjithshme mbi rolin që duan të luajnë Shtetet e Bashkuara në skenën botërore.

Dallimet mes tyre janë tejet të thella, thotë Jeremi Suri, profesor i historisë në Universitetin e Teksasit në Austin.

“Qasja e zotit Biden është një ndërthurje e internacionalizmit liberal dhe realizmit të sforcuar, që i bën jehonë Luftës së Ftohtë”, tha ai. “Qasja e zotit Trump është ndërthurje e izolacionizmit bazuara në politika që nuk synojnë përfshirjen e vendeve të tjera, përsëritje e qasjes së Shteteve të Bashkuara para Luftës së Dytë Botërore”.

Ja si i shohin kandidatët presidencialë çështjet e nxehta të politikës së jashtme.

Agresioni rus

Administrata e zotit Biden paralajmëroi rrezikun përpara se Rusia të niste agresionin ndah Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe është zotuar ta mbështesë Kievin “për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”. Por kjo mbështetje u lëkund këtë vit, kur republikanët në Kongres bllokuan për gjashtë muaj në një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Kievin.

Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet në korrik në Uashington zoti Biden do të kërkojë të forcojë mbështetjen e aleatëve për mbrojtjen e Kievit, ndërkohë që do t’ua kalojë aleatëve në Evropë, detyrat që lidhen me koordinimin për Ukrainën, lëvizje që shihen si përpjekje për ta mbajtur larg konfliktin nga një Kongres amerikan, që mund të mos jetë mbështetës apo nga presidenti i ardhshëm.

Pikëpamja e zotit Trump për konfliktin është e ndërlikuar, kontradiktore dhe e diktuar nga përvoja e tij me udhëheqësin ukrainas. Kjo sepse, ishte një telefonatë e tij në korrikut 2019 me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që shkaktoi përpjekjen e parë për shkarkimin e tij nga detyra.

Senati, ku shumicën e kishin republikanët e shpalli të pafajshëm zotin Trump mbi akuzat se kërkoi ndihmë në mënyrë të paligjshme nga një fuqi e huaj me qëllim që të rriste shanset për t’u rizgjedhur, duke i kërkuar zotit Zelenskyy ta ndihmonte atë të diskreditonte politikisht zotin Biden.

Lidhur me luftën, zoti Trump tha së fundmi në një intervistë se “do ta zgjidhë (çështjen e luftës) përpara se të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë”.

“Ajo luftë duhet të marrë fund”, shtoi ai.

Analistët thonë se zoti Trump nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e tij deri tani.

Ai përkrahu vetëm nevojën për të filluar disa lloje bisedimesh dhe negociatash dhe tha se mund të ishte i gatshëm të angazhohej në këto negociata ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit Zelenskyy, por ai kurrë nuk specifikoi se cilat do të ishin hapat realë për këtë marrëveshje paqeje”, shprehet Sergiy Kudelia, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin Baylor.

Presidenti Biden e siguroi së fundmi homologun Zelenskyy se marrëveshja e re dypalëshe 10-vjeçare në fushën e sigurisë që ata firmosën shërben si “një tjetër kujtesë për presidentin Putin se “ne nuk po tërhiqemi. Përkundrazi, po qëndrojmë krah më krah kundër këtij agresioni të paligjshëm”.

Por ky qëndrim i ashpër nuk kufizohet vetëm tek zoti Biden, thonë analistët.

“Ne e dimë se zoti Trump e percepton veten si një njeri të fortë dhe nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me dështimin në fushën e politikës së jashtme”, tha për Zërin e Amerikës ish-ambasadori i SHBA-ve në Ukrainë, John Herbst. “Dhe një fitore e Rusisë në Ukrainë, nëse President do të jetë zoti Trump, do të dukej vërtet si një dështim në politikës së jashtme”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...