0.5 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

“Qëndro për fundjavë, përjeto Pejën”, fillon sot Panairi Tradicional i fundvitit, që zhvillohet për tre ditë në qendër të qytetit

Duke filluar nga nesër, në qendër të qytetit në Pejë, do të zhvillohet Panairi Tradicional i fundvitit, “Qëndro për fundjavë, përjeto Pejën”.

Organizimi i Komunës së Pejës, promovon turizmin në vend, produktet artizanale, si dhe artistë të ndryshëm, që do të përformojnë gjatë mbrëmjeve.

Më poshtë, është njoftimi i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, lidhur me detajet e organizimit. /Njeshi.

Komuna Pejë – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik organizon Panairin Dimrorë të artizanateve dhe produkteve locale.

“Qëndro për fundjavë, Përjeto Pejën” është ky Panairi Tradicional i cili çdo vit i jepe gjallëri dhe atmosfere festive në fundvit qytetit të Pejës.

Panairi i cili do të mbahet në qender të qytetit me date 13,14 dhe 15 Dhjetor do të mirëpres të gjithë qytetarët që do ti bashkohen kesaj feste.

Nën kujdesin e Komunës së Pejës dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonimik ky eveniment do të mbledh një numër të konsiderueshëm të bizneseve lokale dhe jo vetëm.

Turizmi, punime artizanale e produkte të tjera vendore, që do te jenë të pranishëm do të shpalosin pun֝ët dhe ofertat e tyre përvizitorët e shumtë posaqërisht për bashkëatdhetarët që po qendrojnë në qytetin tonë.

Nderkohë që pjesëmarrësit do të informohen me produketet e ofertat e ndryshme, gjatë këtyre tre netëve qytetarët do te kenë mundesi te shijojnë atmosferen e mrekullueshme që do të percjellin grupet e njohura muzikore dhe DJ të ndryshem të cilët do të performojnë muzike live për pjesëmarrësit.

Panairi do te startoj me datë 13 Dhjetor në orën19:00 ndërkohë do vijoj përgjatë gjithë ditës në vazhdim.

Jeni të mirëpritur të përjetojmë së bashku momente të mrekullueshme në Pejën tonë të bukur. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...