Qyteti i Pejës po përballet me një problem të madh nga prania e qenve endacakë, të cilët kanë pushtuar çdo cep të qytetit.
Një ecje e shkurtër nga qendra deri tek sheshi shohim se një numër i madh qenësh janë shtrirë nëpër tokë.
Prania e këtyre qenve ka krijuar shqetësim për sigurinë, pasi ata mund të jenë të pakontrollueshëm dhe të paraqesin rrezik për kalimtarët.
Kjo situatë ka shtuar frikën mes qytetarëve, të cilët kërkojnë masa të shpejta dhe efikase për të zgjidhur këtë problem që vazhdon të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të qytetit. /Njeshi&Telegrafi/