29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Qeriqi: Janë mbi 1 milion e 440 mijë qytetarë të regjistruar

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi, për media ka folur rreth këtij procesi, duke treguar për numrin e popullsisë së regjistruar, procesin se si ka shkuar dhe për realizimin e pagesës për regjistruesit e këtij procesi.

Qeriqi thotë se deri me tani nga të dhënat që kanë janë mbi 1 milion e 440 mijë banorë të regjistruar derisa njofton se rezultatet preliminare publikohen në qershor.

‘’Shifra e fundit që kemi publikuar është ajo që ka dhënë U.D. të shefit ekzekutiv në konferencë dhe është 1 milion e 440 mijë, afërsisht aty diku por edhe gjatë kësaj jave ka pasur regjistrime, por nuk mund të japim më shifra. Të dhëna kemi, por meqë jemi në fund të procesit dhe rezultatet më nuk japim deri në shpalljen e rezultateve preliminare, deri në fund të qershorit’’ deklaron ajo.

Ajo thotë që sipas ligjit brenda tre muajve duhet të shpallen rezultatet, por se do të mundohen të i publikojnë para këtij afati.

‘’Sipas ligjit afati është brenda tre muajve, por ne do të mundohemi që rezultatet të i përgatisim më herët. Datën nuk e kemi caktuar ende, por në fund të qershorit publikohen”  potencon ajo./Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...