1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e pronave, të cilat preken nga projekti i autostradës Prishtinë – Pejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se kanë anuluar vendimin për shpronësimin e pronave të cilat prekën nga realizimi i autostradës Prishtinë – Pejë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se raporti i auditorit ka gjetur shkelje të shumta në vendim.

“Qeveria me datën 17 dhjetor 2019 kishte nxjerrë vendim për shpronësimin e pronave të cilat preken nga realizimi i autostradës Prishtinë – Pejë. Objekti i shpronësimit i është nënshtruar auditimit, ku të gjeturat e auditorit shpërfaqin shkelje të shumta. Janë fryrë kostot në dëmtim të buxhetit”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...