Deputeti i AAK-së, njëherësh Kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin. Ai ka folur në lidhje me deklaratën e kryetarit të AAK-së se ‘Qeveria e ardhshme duhet të jetë me rotacion ndërmjet AAK, LDK dhe PDK’.
“Atë që duhet ta dijë qytetari i Kosovës në raport me këtë deklaratë, dhe qëndrimin e liderit dhe AAK-së, është shumë e thjeshtë. Në qoftëse ka një parti opozitare e cila e ka ballafaqu këtë Qeveri, kryeministrin Kurti, ajo ka qenë AAK-ja me qëndrimet e kryetarit Haradinaj dhe me punën që e kemi bërë ne në Kuvend. Ne kemi thënë qartë, këto zgjedhje i fiton opozita. Nuk është ne që po duam të grupohemi të 3 partitë bashkë por kryeministri Kurti e LVV e ka pas strategji politike me na grupu opozitën bashkë. Unë po i’u them qytetarëve të Kosovës, opozita i fiton këto zgjedhje deshi apo nuk deshti dikush”.
Ai shtoi se “nëse e studiojmë deklaratën e tij ai e ka dhënë një opsion që mundet me qenë potencial, një opsion tjetër mundet me qenë kush e fiton një votë më shumë është Kryeministër”.
“Në këto rrethana Haradinaj i ka bërë dy qëndrime që mendoj unë janë të rendesishme me u thënë. Ka qenë i pari që ka thënë se opozita duhet t’i ndërtojë institucionet e ardhshme dhe se si ndodhin modalitet e ka dhënë një ide…kjo ka qenë një ide e tij.
Haradinaj ka thënë ‘unë po garoj për pozicion të parë por nuk do të jem pengesë në krijimin e një Qeverie mbi kriteret që i ndërton vetë opozita. Për vlerësimin tim është totalisht e pandershme, krejt qëndrimin tonë dhe kryetarit Haradinaj, me e kthy në një diskurs që ‘gjoja se Haradinaj po don me ba një rotacion, me marr një pozitë’. Haradinaj ka thënë ‘janë do tema të cilat unë mundem dhe do i’u dilja në ballë, nëse jo është opsioni tjetër, saktësisht nuk do të pengoj as zoti Haradinaj dhe as ne” tha Tahiri .
I pyetur se ‘A ka rotacioni logjikë politike?’, kështu u përgjigj Tahiri.
“Rotacioni mundet me qenë një opsion, mirëpo kandidatët garojnë për një mandat të plotë.Në qoftëse krijohet kriteri nga opzoita për një mandat të plotë, pse jo.Por ajo që duhet të ndodhë në Kosovë është ndryshimi, në Kosovë ndryshimin e sjell opozita. Opozita do të jetë fituese e zgjedhjeve dhe duke qenë fituese ndoshta është pak herët me i diskutu por zoti Haradinaj është personi që i qet temat në debat edhe si temë potenciale por edhe me u konsumu. logjika jonë si parti është shumë e thjeshtë, katër vjet janë vitet e kthimit prapa, këto katër vite opozita do të duhej të japë platformën e vet dhe platforma e vet fituese nuk është e përbashkët, garojmë si parti të ndryshme. Platfoma programore duhet me u ndertu mbi detyrat që i merr Kosova dhe detyrat nuk janë të lehta” dekalroi Tahiri /Njeshi/