18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Qeveria e Kosovës mohon se raportimi për përfundimin e mandatit të Escobarit, rrodhi prej tyre

Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin” e të dërguarit amerikan për Ballkanin Përëndimor, Gabriel Escobar, të ketë dalë nga ta.

Përgjigja e Qeverisë vjen pasi vetë Escobar tha se ky raportim doli pak kohë pasi ai komunikoi me Qeverinë e Kosovës, për të diskutuar lidhur me kalimin e tij në një detyrë tjetër në Departamentin amerikan të Shtetit pas përfundimit të mandatit të tij.

“Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar”, thuhet në përgjigjen e qeverisë për Zërin e Amerikës.

Escobar tha sot se shkrimet e fundjavës për “shkarkimin e tij” janë “dezinformata” të prodhuara nga “një i ashtuquajtur gazetar” dhe raportimet dolën pasi, kontaktoi me qeveritë në rajon për të diskutuar lidhur me kalimin e tij në një detyrë tjetër në Departamentin amerikan të Shtetit pas përfundimit të mandatit të tij.

“Ky raportim doli pak kohë pasi unë komunikova me qeverinë e Kosovës”, tha Escobar.

“Dua të them drejtpërdrejt se çdo gjë në atë raportim është gënjeshtër dhe vërtetueshëm gënjeshtër”, tha Escobar.

Në një përgjigje për media nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar se Zëvndësndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka shërbyer si diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm për tri vite, pritet të marrë detyrën e tij të ardhshme në javët në vijim.

Nga DASH kanë demantuar pretendimet e publikuara në një ëeb-faqe duke i kualifikuar si të rreme, dhe kanë konfirmuar se Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e tij, por se thjeshtë si të gjithë zyrtarët e karrierës që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm do të ndërrojë detyrën e tij me rotacion, çdo katër vjet, si një praktikë e rregullt/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...