32.1 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Qeveria e re në RMV, Mickoski: Nuk më duhen 100 ditë “muaj mjalti”

Rimëkëmbje ekonomike, rritje të pensioneve, investime në arsim, shëndetësi, kulturë, luftë kundër korrupsionit, përgjegjësi për çdo krim dhe reforma të harmonizuara me standarde evropiane.

Ky është paralajmërimi që bëri mandatari dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ekspozenë e tij gjatë seancës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, që po mbahet sot.

“Po vjen koha kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët”, tha Mickoski gjatë seancës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re.

Ai tha se nuk i duhen 100 ditë, por për të martën paralajmëroi investimin prej 400 milionë euro.

“Sipas njoftimeve që kemi, nëpër shumë fusha situata është e barabartë me vdekjen klinike, institucionet janë në kolaps. Do të përgjigjemi me vendosmëri dhe opinioni do të njoftohet për gjithçka. Nuk do të kërkoj 100 ditë ‘muaj të mjaltit’, por paralajmëroj investimin menjëherë. Më shumë se 400 milionë euro, më pas ulje të taksave dhe rritje të pensioneve. Shumë kohë u harxhua me tema të sajuara dhe çështje etnike. Është koha për punë dhe të zgjidhen problemet, që kjo të jetë qeveri e ekonomisë dhe zhvillimit”, tha Mickoski, raporton Klan Maqedonia.

Mickoski i dërgoi mesazh opozitës së është e mirëseardhur për bashkëpunim dhe se nuk do të zbatojë përndjekje politike, por do të kërkojë përgjegjësi për krimet e bëra.

“Ju e keni dorën time të zgjatur, për t`u ulur dhe biseduar për çështjet e hapura dhe të rëndësishme. Çështje të rëndësishme për qytetarët. Do t`i respektoj propozimet tuaja dhe mos prisni përndjekje politike për shkak se nuk do ta harxhoj kohën ashtu siç e harxhuat ju. Por, do të ketë përgjegjësi për çdo krim”, tha Mickoski.

Në seancën parlamentare po merr pjesë edhe Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova dhe përfaqësues të korit diplomatik.

Por, Athina dhe Uashingtoni, me kujdes do ta ndjekin betimin solemn të Hristijan Mickoskit, i cili paralajmëroi se do ta përdor emrin kushtetues – Maqedonia e Veriut, pasi këtë nuk e bëri Presidentja Siljanovska gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, parashihet që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë dy ditë, respektivisht duhet të përfundojë më së voni deri të dielën në mesnatë.

Qeveria do të zgjidhet nëse votojnë shumica e 120 deputetëve. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë të koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja, 6 nga VLEN dhe 2 nga Lëvizja “Znam”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...