Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar përzgjedhjen e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.
Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ekzekutivi ka caktuar Jusuf Nikçin, ish-Drejtor i Buxhetit të Kuvendit të Kosovës, në krye të Bordit të Ujësjellësit “Hidrodrini”.
Po ashtu, Qeveria ka caktuar tre anëtarët e tjerë të bordit: Mevlyde Kelmendi Begolli, Simon Balaj dhe prof. Driton Sylqa.
Bordi do të ketë mandat prej tre vitesh./Njeshi/