1.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Qeveria i përgjigjet BE-së: Strukturat paralele kanë funksionuar ilegalisht në Kosovë

Qeveria e Kosovës tha se vendimi për mbylljen e strukturave paralele ilegale serbe është plotësisht në përputhje me obligimet e marra nga marrëveshjet e Brukselit, principet e marrëveshjes së Ohrit si dhe qëllimin fundamental të procesit të normalizimit.

Duke iu përgjigjur kërkesës së BE-së që çështja e strukturave paralele të zgjidhet përmes dialogut të Brukselit, këshilltari i Zëvendëskryeministrit Bislmi, Klisan Kadiu tha për RTV21 se kjo çështje nuk mund të jenë pjesë e dialogut.

“Strukturat paralele kanë funksionuar ilegalisht në Republikën e Kosovës, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Pra shkelje e dyfishtë: ato kanë funksionuar ilegalisht dhe kanë qenë zgjatime me funksione administrative të një shteti tjetër brenda shtetit tonë. Pra ato kanë funksionuar në kundërshtim me rendin, ligjin e Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Strukturat paralele, si të tilla, nuk kanë qenë asnjëherë dhe nuk mund të jenë pjesë e dialogut të Brukselit. Shuarja e strukturave paralele është vendosur në vitin 2013. Moszbatimi i obligimeve të Serbisë për t’i shuar ato struktura deri më sot, nuk mund ta shndërrojë këtë në çështje të re dialogu. Struktura të tilla paralele e ilegale si dhe çfarëdo aktivitete tjera të jashtëligjshme, që minojnë respektimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues në shtetin tonë, nuk mund të ketë më dhe kjo është plotësisht në përputhje me obligimet e marra nga marrëveshjet e Brukselit, principet e marrëveshjes së Ohrit si dhe qëllimin fundamental të procesit të normalizimit”, tha Kadiu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...