21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Qeveria iu bën thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin e Prishtinës për t’i pritur çikat e arta të Kosovës

Qeveria iu ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin kryesor në Prishtinë për ta pritur ekipin olimpik të xhudos, pas triumfit të tij historik në Lojërat Olimpike Tokio 2020 këtë muaj.

Xhudistët pritet të kthehen nga Japonia në Kosovë sonte rreth orës 20:00, pasi i fituan dy medalje të arta olimpike në Tokio 2020.

Ata do të priten me një ceremoni shtetërore në Aeroprotin “Adem Jashari” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të organizohet një festë në orën 20:30, në të cilën qeveria bën thirrje që të merret pjesë.

Në një thirrje publike në rrjetin social Facebook, qeveria shkroi: “Pas triumfit historik në Tokio, vajzat e arta sonte kthehen në Kosovë. Ju ftojmë në festën e madhe të fitores, në ora 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.” /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...