2.9 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me emisarin gjerman, Manuel Sarrazin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti e falendëroi emisarin gjerman për vizitën e shpejt pas sulmit të djeshëm.

“Faleminderit, Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, për vizitën tuaj të shpejtë pas sulmeve terroriste të djeshme në territorin tonë. Mbështetja e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë, ndërsa ne e kalojmë me siguri këtë periudhë, është një mbështetje e fortë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

Ndërsa  Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

Ai gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...