22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Qeveria ka vendosur që të papunët do të punësohen në procesin e regjistrimit të popullsisë

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave, për shtimin e një mase të re në kuadër të masave për Mbështetjen e Punësimit.

Bazuar në propozimin e ministrit Hekuran Murati, personat e papunë do të kenë mundësi të angazhohen si punonjës në procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të nisë këtë vit.

Murati tha se personat e papunë do të kenë përparësi në këtë proces punësimi të përkohshëm.

“Pika e radhës [e rendit të ditës] ka të bëjë me shtimin e një mase të re në kuadër të masave për mbështetjen e punësimit në ofrimin e shërbimeve publike dhe synimi është që përgjatë procesit të regjistrimit, të mundësojmë punësimin e personave të papunë dhe t’i angazhojmë në procesin e regjistrimit”.

“Pra, sado pak, personat që janë të papunë në Republikën e Kosovës të angazhohen qoftë edhe përkohësisht, në mënyrë që të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve publike dhe të angazhohen përkohësisht”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...