3.5 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Qeveria mbrëmë mbajti mbledhje elektronike, këto janë katër vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten në mbrëmje.

Katër vendime janë marrë nga kabineti qeveritar.

Qeveria ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit; Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026.

Po ashtu, ka miratuar programin e Pronësisë Industriale 2025-2027 dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

Qeveria gjithashtu ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje edhe sot në orën 11:00/Njeshi/

Mblidhet qeveria, në rend dite vendimi për pensionet e kategorive të luftës

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...