27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Qeveria me rregullore të re për punësimin e drejtorëve e mësimdhënësve në shkolla

Qeveria ka miratuar një rregullore për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, asistentëve, instruktorëve dhe sekretarëve në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësues të arsimit parauniversitar.

Kryeministri Albin Kurti tha se “me miratimin e kësaj rregulloreje, zbatohet ligji për zyrtarët publikë në fushën e arsimit dhe krijohet një sistem i mirëfilltë dhe efikas, në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se kjo rregullore “synon ta përmirësojë sistemin aktual të rekrutimit, duke iu përgjigjur më mirë kërkesa fleksibile të shkollave, si dhe kërkesave në kohë reale në nivel vendi”.

“Punësimet në këtë formë do të mundësojnë adresimin e problemeve të përsëritura për vite, siçjanë orët e lira dhe qindra orë të humbura mësimore, zëvendësimet e shpeshta të paplanifikuara gjatë vitit shkollor, raportin e pabarabartë mësimdhënës-nxënës”, tha Nagavci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...