Kësisoj, tashmë FFK do ta ketë pronën e saj dhe për herë të parë në histori do të mundësohet krijimi i një selie moderne për futbollin kosovar.
Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderon Qeverinë e Kosovës për marrjen e këtij vendimi, pasi kjo ka qenë njëra nga çështjet jetike për zhvillimin e FFK-së. Tashmë, për herë të parë Kosova do ta ketë Shtëpinë e Futbollit, me plotëkuptimin e fjalës.
Federata e Futbollit e Kosovës falënderon për përkrahje të vazhdueshme të gjitha institucionet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari e ministri i sportit, por edhe për bashkëpunim shumë të mirë të gjithë kryetarët e komunave, ngase në këtë mënyrë po mundësohet krijimi i kushteve më të mira të infrastrukturës për rininë tonë, e cila është e mishëruar me futbollin. /Njeshi/
]]>