7.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Qeveria miraton dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar tri nisma që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve me Austrinë e Malit të Zi.

Nisma e parë që u miratua nga qeveria është ajo për lidhjen e marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe të transportit të kombinuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë.

Ndërsa, me Malin e Zi, Kosova miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për shërbime ajrore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...