18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Qeveria miraton Projekt-udhëzimin për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në këtë udhëzim administrativ specifikohet në mënyrë të qartë punët të cilat janë të rrezikshme për fëmijët dhe sektorët që atyre iu ndalohet që të punojnë.

“Specifikon në mënyrë të qartë të gjitha format e rrezikshme të punës të cilat janë të ndaluara për fëmijët dhe nuk e rrezikojnë shëndetin e tyre. Ky udhëzim administrativ adreson punët që konsiderohen e rrezikshme si në vijim: puna gjatë orarit të natës, ngritja dhe bartja e peshave të rënda, puna në thellësi nën sipërfaqet e tokës, ekspozimi në temperaturat ekstreme, ekspozimi ndaj radio aktivitetit… Sektorët me rrezikshmëri të lartë në të cilët ndalohet puna e fëmijëve që janë specifikuar në këtë udhëzim administrativ janë puna në eksploatimin e pasurive natyrore, punë në deponi të mbeturinave, puna në hoteleri, klubeve të natës, lojëra të fatit…”, ka thënë ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...