15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Qeveria miraton themelimin e Komisionit për Narkotikë

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi për themelimin e Komisionit për Narkotikë.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky komision do të bëjë koordinimin e ministrive, autoriteteve të tjera kompetente në zbatimin e strategjisë së vendit për kontroll të narkotikëve dhe evitimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë.

 

Ministri Arben Vitia ka thënë se Komisioni për Narkotikë përveç detyrave të përcaktuar me ligjin për barna narkotike, substanca psikotrope…, ka rol kyç për koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe subjekteve të tjera të kyçura në zbatimin e strategjisë për kontroll të narkotikëve dhe votimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë.

“Ky komision do të ndërmarrë veprime parandaluese të cilat kanë për qellim informimin publik për pasojat e keqpërdorimit të narkotikëve, propozon hartimin e politikave dhe mekanizmave të tjerë të veprimit për të cilat do të ndikojë në adresimin e problematikave të keqpërdorimit të narkotikëve në nivel vendi”, tha Vitia./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...