8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Qeveria miraton vendimin për largimin e stikerave për veturat me targa të Serbisë

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë. Ky vendim erdhi në mbledhjen 181-të  të ekzekutivit që ishte elektronike.

“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky vendim vjen pas atij të Qeverisë së Serbisë i marrë më 25 dhjetor të vitit 2022 që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS. Vendimi i Serbisë hyri në fuqi për zbatim nga 1 janari i këtij viti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...